Basketboll

FBK-JA PUBLIKON DATAT E HAPJES DHE MBYLLJES SË KONKURSIT PËR ”FINAL 8”

Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 03.12.2020 ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar, rrethanat e krijuara nga pandemia globale dhe gjendjen e anëtarëve të vet, dhe ndër të tjera, ka vendosur unanimisht për hapjen e konkursit për organizimin e ”F8” të Kupës së Kosovës.

Konkursi për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll për vitin 2021, do të hapet më 7 dhe të mbyllet më 28 Dhjetor, 2020.

Organizimi i fundit i F8 të Kupës, stinorin e kaluar ishte mbajtur në Rahovec dhe fituese e Kupës, ishte skuadra e KB Pejës që në finale kishte mposhtur, Golden Eagle Yllin. Ndërsa në Ligën e parë, triumfoi Vëllaznimi që mposhti në finale, As Prishtinën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.