Basketboll

DERBI I DITËS NË KRYEQYTET

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e dytë e xhiros së 10-të në elitën kosovare, zhvillohet sot në kryeqytet, me dy ekipe që viteve të fundit kanë krijuar rivalitet të madh në parket.

Bëhet fjalë për sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, dy skuadra që janë përballur shumë në vitet e fundit, madje në finale të Play-off-it dhe Superkupës. Bardhekaltrit hyjnë në këtë përballje pas fitores ndaj Trepçës, ndërsa Vreshtarët pas fitores ndaj Pejës. Prishtinasit kanë tri fitore dhe gjashtë humbje, kurse Vreshtarët shtatë fitore dhe dy humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com.

Prince Caffe Superliga – Xhiroja 10

E mërkurë

15:00 Sigal Prishtina – Rahoveci.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.