Basketboll

LAKERS E CLIPPERS, ME FITORE TË THELLA NË FUND TË VITIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Dy skuadrat nga Los Angjelosi, Lakers dhe Clippers kanë arritur fitore të thella në xhiron e 5 të stinorit të ri në NBA.

LA Lakers kanë arritur triumf, përballë San Antonio Spurs me shifrat finale, 107-121, me LeBron Jamesin që shkëlqeu në këtë sfidë me 26 pikë, 8 asiste e 5 kërcime i ndihmuar edhe nga Denis Schroder me 21 pikë.

Në anën tjetër, LA Clippers poashtu kanë fituar thellë, duke mposhtur ekipin e Portland Trail Blazers me rezultatin e përgjithshëm, 128-105. Kawhi Leonard i rikthyer nga lëndimi, ishte më i dalluari në këtë fitore të Clippers me 28 pikë, ndërsa Paul George shtoi 23 pikë, 10 kërcime e 7 asiste.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=-c-izeXZH8w

Komentet janë të mbyllura.