Basketboll

ARIAN MEHMETI TE RC COLA DRITA

Prishtinë(AsistiOnline) – Alo-qendra gjilanase, Arian Mehmeti është rikthyer tek skuadra ku i mori hapat e parë në basketboll.

Mehmeti është transferuar te skuadra e vendlindjes, RC Cola Dritës e cila sivjet synon rikthimin në elitën e basketbollit të Kosovës, pas ardhjes së sponzorit gjeneral në ekip, si dhe përforcimeve të shumta në fillim të stinorit.

25 vjeçari rikthehet te Drita, pas aventurës tek skuadra më e trofeshme në vend, Sigal Prishtina për një stinor e gjysmë dhe me të cilët sivjet luajti vetëm 3 ndeshje, për shkak të largimit të parakohshëm duke pasur mesatare prej, 8.3 pikëve 6.7 kërcimeve dhe 1.0 asisteve për ndeshje.

Të kujtojmë se Ariani është edhe reprezentues i Kosovës 3×3, si dhe pjesë e debutimit historik të shtetit tonë në gara ndërkombëtare me këtë përfaqësuese.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.