Basketboll

DERBI LOKAL I PRIZRENIT, MBYLL XHIRON E MESJAVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 13-të e Superligës së Kosovës, mbyllet me super-sfidën e rivalëve lokalë nga Prizreni, Bashkimi – Ponte Prizreni.

Derbi i qytetit ndërmjet Bashkimit dhe Ponte Prizrenit, dy skuadra që janë në formë shumë të mirë. Bashkimi ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Ponte Prizreni nëntë fitore dhe tri humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 13

E enjte

15:00 Bashkimi – Ponte Prizreni.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.