BAS FLET PËR ASISTIN: TREGON ARSYJET E VËRTETA TË LARGIMIT NGA PEJA
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas vetëm dy ndeshjeve të zhvilluara me skuadrën e Pejës, trajneri turk, Shemsetin Bas është larguar nga skuadra verdhezi, duke e befasuar të gjithë opinionin e basketbollit në Kosovë me këtë vendim.
Por pse ndodhi kaq shpejtë dhe si rrjedhi ngjarja deri tek kjo dorëheqje e befasishme, ka sqaruar vetë ish-lojtari i shumë skuadrave të mëdha turke dhe tash trajner i suksesshëm.
Në një prononcim për AsistiOnline.com, Bas ka folur për largimin nga Peja, duke treguar arsyjen e vërtetë, se pse ju deshtë që të marrë vendim për dorëheqje nga stoli i pejanëve.
”Po është e vërtetë që unë u largova nga Peja, natën e kaluar dhe tashmë jam duke u kthyer në Turqi. Duhet të jem korrekt, para se të nënshkruaja me Pejën i informova ata për disa probleme familjare që kisha tashmë në Turqi dhe kemi pasur një marrëveshje me ta, që nëse ndodh diçka, do të duhet të largohem dhe ata do të më lënë të shkoj. Për fat të keq ajo ndodhi dhe unë kam nevojë të kthehem dhe të kujdesem për familjen time”, tha Bas në prononcim për AsistiOnline.com
Të kujtojmë se Peja nën-drejtimin e trajnerit në fjalë, pati një fitore(ndaj Vëllaznimit) dhe një humbje(nga Ylli).
/
AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.