Basketboll

DERBI I PARË I DITËS NË ”KARAGAÇ”

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i parë i ditës së dytë në elitën kosovare të basketbollit, zhvillohet në ”Karagaçi” të Pejës.

Peja dhe Sigal Prishtina, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, që kanë bërë ndryshime në roster, do të përballen sot. Pejanët kanë nëntë fitore dhe pesë humbje, derisa prishtinasit katër fitore dhe dhjetë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 14

E dielë

15:00 Peja – Sigal Prishtina.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.