Basketboll

XHIROJA MBYLLET ME SUPER-PËRBALLJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 15-të e Superligës së Kosovës, mbyllet me një përballje shumë interesante që zhvillohet në Prizren.

Në Palestrën ”Sezai Surroi”, takohen dy skuadrat që sivjet synojnë trofetë, Ponte Prizreni dhe Golden Eagle Ylli. Prizreni është përforcuar me Divine Myles, kurse therandasit me Gëzim Morinën dhe Erjon Kastratin. Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë stinor. Ponte ka dhjetë fitore dhe katër humbje, kurse Ylli tetë fitore dhe gjashtë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 14

E dielë

17:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.