Basketboll

5-SHJA DHE MVP I XHIROS SË 15 NË SUPERLIGËN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë vikendit që lamë pas, ka përfunduar xhiro e 15-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.

ASISTI dhe AsistiOnline.com, kanë zgjedhur 5-shen e lojtarëve, që ishin më të mirët e javës në pozitat e tyre dhe përzgjedhja e tyre, është bërë sipas indeksit më të mirë të lojtarëve nëpër ndeshje.
——————————————————————————————————————————————————————

5-SHJA E JAVËS (XHIRO 15)
D.BERISHA(PEJ), J.PAIGE(PPZ), D.HAJRIZI(TRE), E.HYSENAGOLLI(BASH), B.WALTERS(PEJ).

  1. Organizatori më i mirë i xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës, ishte Dardan Berisha i Pejës që së bashku me Dion Dixonin e Brandon Waltersin e udhëhoqën Pejën, drejt fitores së madhe ndaj Sigal Prishtinës. Berisha në këtë takim, ishte afër double-double’it me 27 pikë, 9 topa nën-tabelë dhe duke shtuar 3 asiste, ndërsa indeksin final +29, kjo i siguroi atij pozitën e plejmejkerit më të mirë të xhiros së 15-të.
  2. Fundori më I mirë I xhiros, ishte Jeremiag Paige që ishte ndër më meritorët pse Ponte Prizreni mbahej në lojë, ndaj Golden Eagle Yllit në duelin kundër Trepçës. Paige ndeshjen e mbylli me 29 pikë e 4 kërcime, ndërsa pati edhe 2 asiste e 3 topa të vjedhur. Paige pati saktësi fantastike nga gjuajtjet për 3 pikë, ku realizoi 7 nga 9 tentime, ndërsa për 2 ishte 75% I saktë ku realizoi 3 nga 4 tentimet e që atij i dhanë indeksin prej +32 e që ishte më I larti për një fundor në këtë xhiro.
  3. Pozita e alos më të mirë, këtë xhiro i takon Drilon Hajrizit të Trepçës që në rikthim te ‘minatorët’, ishte fantastik duke i siguruar fitoren e parë pas 10 disfatash, skuadrës së Trepçës e cila ishte në krizë të thellë deri në këtë sfidë. Hajrizi në këtë takim luajti me double-double fantastik, prej 25 pikëve, kapur 14 topa nën-trapez dhe shtuar edhe 5 asistime. Këto statistika, Drilonit i siguruan indeksin prej +22 për t’u shpallur alo më e mirë e kësaj xhiroje.
  4. Alo-qendra me e mirë këtë xhiro ishte super-Endrit Hysenagolli i Bashkimit. Edhe pse ekipi I tij pësoi, ai pati një paraqitje fenomenale ku realizoi 22 pikë, shtoi 17 kërcime , pati edhe 4 asistime. Hysenagolli ishte 32% i saktë nga loja, ku realizoi 10 nga 16 tentimet për 2 pikë dhe
    nga gjuajtja e lirë, qëlloi 2 nga 3 tentimet, kurse këto shifra atij I dhanë indeksin fenomenal prej +37 e që ishte alo- qendra larg më e mirë në xhiron e 14-të.
  5. Pozita e qendrës më të mirë këtë javë i takon gjigantit të Pejës, Brandon Walters që po dominon bindshëm nën kosh që nga ardhja e tij në Kosovë. Në duelin përballë Prishtinës, Walters luajti me double-double fantastik, prej 21 pikëve(7/7 për 2 pikë 7/8 gjuajtje të lira) e 16 kërcimeve duke i shtuar 4 asistime, 2 bllokada dhe 1 top të vjedhur, ndërsa indeksi prej +40 I dha atij pozitën e qendrës më të mirë të xhiros së 14-të.———————————————————————————————————————————————————-
          MVP

MVP I XHIROS (XHIRO 15)

BRANDON WALTERS

Adhurues të basketbollit, dilema se kush ishte lojtari më I mirë I xhiros së 15 –
të në Prince Caffe Superligë, nuk është se nuk kishim, por pasi Brandon Walters ishte lojtari me indeksin më të lartë në këtë xhiro, ai edhe e rrëmbeu këtë epitet. Walters së bashku me Berishën ishin kreatorë të fitores së Pejës në derbin ndaj Prishtinës. Në duelin përballë Prishtinës Walters luajti me double-double fantastik prej 21 pikëve(7/7 për 2 pikë 7/8 gjuajtje të lira) e 16 kërcimeve duke i shtuar 4 asistime, 2 bllokada dhe 1 top të vjedhur, ndërsa indeksi prej +40 i dha atij pozitën e qendrës dhe MVP-së së xhiros së 15-të.
——————————————————————————————————————————————————————

POZITA 1 – DARDAN BERISHA – 27 pikë / 9 kërcime / 3 asistime / INDEKS +29

POZITA 2 – JEREMIAH PAIGE – 29 pikë / 4 kërcime / 2 asistime / 3 topa të vjedhur / INDEKS +32

POZITA 3 – DRILON HAJRIZI – 25 pikë / 14 kërcime / 5 asistime / INDEKS +33

POZITA 4 – ENDRIT HYSENAGOLLI – 22 pikë / 17 kërcime / 4 asistime / INDEKS +37

POZITA 5 – BRANDON WALTERS – 21 pikë (7/7 për 2 pikë 7/8 gjuajtje të lira) / 16 kërcime/ 4 asistime/2 bllokada/ 1 top të vjedhur/ INDEKS +40.
——————————————————————————————————————————————————————

MVP i xhiros – Brandon Walters(KB Peja).
——————————————————————————————————————————————————————

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.