Basketboll

XHIRO E 16-TË, HAPET SOT NË GJAKOVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës, hapet sot me ndeshje në Palestrën ”Shani Nushi” të Gjakovës.

Bëhet fjalë për takimin që do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit. Deri tani, kuqezinjtë kanë katër fitore dhe 11 humbje, kurse prizrenasit dhjetë fitore dhe pesë humbje dhe do të mundohen tu kthehen fitoreve pas humbjes nga Golden Eagle Ylli.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 14

E mërkurë

15:00 Vëllaznimi – Ponte Prizreni.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.