Basketboll

3 SUPER-YJET E NETS, VENDIMTARE NË FITOREN NDAJ NËN-KAMPIONËVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn Nets e ka mposhtur ekipin e Miami Heat, në njërën prej ndeshjeve më interesante të mesnatës në NBA.

Nets kanë triumfuar ndaj Heat me rezultatin përfundimtar, 98-85, përderisa treshja e super-yjeve të ekipit, Harden, Durant & Irving ishin më të merituarit.

Harden me 20 pikë, Durant me 20 pikë e 13 kërcime, si dhe Irving me 16 pikë.

Tek Heat s’mjaftuan për fitore, Bam Adebayo me 26 pikë e 10 kërcime e as Goran Dragiç me 21 pikë.

Me 11 fitore e 8 humbje, Nets gjenden në pozitën e 5-të në Konferencën Lindore, përderisa, Miami pozicionohet i 13-ti poashtu në Lindje me 6 fitore e plotë 10 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=hCvOiQ12UWY

 

Komentet janë të mbyllura.