XHIRO E 18-TË, HAPET ME RIVALËT E VJETËR
Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 18-të e Superligës së Kosovës, hapet sot me një sfidë tejet interesante në program.
Bëhet fjalë për duelin, ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës. Pejanët kanë 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore dhe tetë humbje.
Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.
Ndeshja do të nisë nga ora 15:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com
Superliga – Java 18
E mërkurë
15:00 Peja – Bashkimi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.