Basketboll

SFIDA QË VENDOS KRYESUESIN E TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja kryesore dhe e fundit e xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës, zhvillohet sonte në ”Mizahir Isma” të Rahovecit.

Bëhet fjalë për super sfidën ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, dy skuadra që kanë grumbulluar nga 29 pikë apo 12 fitore dhe pesë humbje. Fituesi i këtij takimi do të jetë në krye të renditjes së elitës të basketbollit të Kosovës.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 18

E enjte

17:00 Rahoveci – Ponte Prizreni

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.