Basketboll

XHIRO E 19-TË MBYLLET ME DERBI NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 19-të e Superligës së Kosovës mbyllet sot me një ndeshje derbi.

Bëhet fjalë për duelin ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit. Vreshtarët kanë 12 fitore dhe gjashtë humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore dhe nëntë humbje nga 18 takime të zhvilluara deri më tani.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 19

E dielë

17:00 Bashkimi – Rahoveci.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.