Basketboll

VUSHTRRIA TRIUMFON NDAJ FERONIKELIT

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Vushtrria e ka arritur fitoren e gjashtë sezonale në Ligën e parë.

Në një duel tejet interesant të zhvilluar në Drenas, vushtrriasit kanë arritur që me shumë mund ta mposhtin ekipin e Feronikelit me rezultatin e ngushtë dhe final, 74-77.

Erhan Sholla me 22 pikë, Albion Imeri me 15 pikë dhe Butrint Zabergja me double-double(13pk, 11krc), ishin tre individët më të dalluar në fitoren e Vushtrrisë sonte.

Te Feronikeli s’mjaftuan për fitore, Ermal Bojku me 19 pikë, Albin Berisha me 18 pikë, Endrit Ibrahimi me 15 pikë, si dhe Valdet Shala me double-double(11pk, 18krc).

Vushtrria përkundër fitores mbetet në pozitën e gjashtë, por tash me 18 pikë, 6 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Feronikeli mbetet i 8-ti me 15 pikë, 3 fitore e 9 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.