Basketboll

VËLLAZNIMI ZYRTARIZON DY TRANSFERE TË REJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e fundit në tabelë në Superligën e Kosovës aktualisht, Vëllaznimi i Gjakovës duket qartë se nuk është fare i kënaqur me pozitën që ka.

Gjakovarët sot kanë njoftuar se kanë transferuar në radhët e veta, dy basketbollistë të huaj të cilët pritet ti ndihmojnë skuadrës në kërkimin e mbijetesës.

Tiwian Kendley dhe Ty Nichols(për të cilin ju kishte paralajmëruar AsistiOnline.com), janë transferimet e reja të Vëllaznimit me të cilat gjakovarët synojnë nisjen e serisë pozitive të fitoreve.

Kendley i gjatë 196cm i cili një periudhë kohore ishte pjesë e skuadrës nga NBA, Washington Wizards në ligën verore në stinorin 2018/19. 25 vjeçari amerikan poashtu kishte luajtur 2 sezone në NBA G Legue, ku kishte performanca të shkëlqyera. Së fundmi ishte pjesë e ekipit, Jalisco në Meksikë duke pasur një mesatare prej 22 pikëve dhe 5 kërcimeve për ndeshje.

Përforcimi i dytë është, Ty Nichols i gjatë 190 centrimetra dhe që luan në pozitën e organizatorit në edicionin e kaluar të anuluar nga pandemia COVID-19 u paraqit me Ponte Prizrenin dhe e mbylli sezonin në TOP-10 koshashënuesit më të mirë të ligës me mesatare prej, 19.9 pikëve për ndeshje. Në stinorin vjeshtor të stinorit aktual, Nichols luajti poashtu te Ponte Prizreni me mesatare prej,15.7 pikëve, 7.1 asisteve e 4.0 kërcimeve për ndeshje.

Skuadra e Vëllaznimit nuk është duke u dorëzuar assesi në luftën për mbetje në Superligë dhe këtë më së miri po e dëshmojnë ndryshimet e shumta të bëra në javët e fundit, sikurse në shtabin teknik ashtu edhe në rosterin ekipor.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.