Basketboll

BASHKIMI ZYRTARIZON EDHE NJË ARDHJE TË RE NË SKUADËR

Prishtinë(AsistiOnline) – Valës së përforcimeve me lojtarë të huaj nga klubet kosovare ju është bashkuar edhe Bashkimi i Prizrenit.

Portokallinjët çaste më parë kanë njoftuar se kanë shtuar në skuadër, basketbollistin amerikan, Christian Lutete i cili luan në pozitat 2 dhe 3.

Lutete te Bashkimi vjen nga skuadra rumune CSU Sibiu, me të cilën sivjet është paraqitur edhe në FIBA Europe Cup, ndërsa më parë ka luajtur për skuadrat nga NCAA, Radford Highlanders dhe UMass Lowell River Hawks.

Në elitën rumune Lutete ka pasur mesatare prej, 8.6 pikëve dhe 2.1 kërcimeve. Ndërsa në FIBA Europe Cup me po të njëjtën skuadër në 2 ndeshje të zhvilluara ka luajtur me 2.0 pikë për ndeshje. .

Basketbollisti 201 centimetërsh i pozitës 2 dhe 3, pritet të jetë i gatshëm qysh për ndeshjen e ardhshme që Bashkimi do ta luajë të enjtën kundër rivalit lokal, Ponte Prizrenit.

Ndërkohë portokallinjët kanë njoftuar poashtu, se kanë shkëputur bashkëpunimi me amerikanin KJ Robinson, derisa ardhja e përforcimit të paralajmëruar, Stephen Croone, ka dështuar për shkak të dokumentacionit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.