Basketboll

EDON MAXHUNI TREGON SI NDIHET, SI SHQIPTARI I KATËRT NË EUROBASKET

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni vikendin që lamë pas, së bashku me Finlandën u kualifikua në Eurobasketin 2022.

Maxhuni ishte një ndër më të dalluarit në fitoret e Finlandës në dy ndeshjet e zhvilluara në dritaren e fundit kundër Zvicrës dhe Gjeorgjisë.

Ne ndeshjen e parë kundër Zvicrës në 18 minuta lojë, Edoni luajti me 17 pikë, 4 kërcime e 1 asistim. Ndërsa në ndeshjen e dytë, atë përballë Gjeorgjisë në 18 minuta realizoi, 11 pikë e 3 asistime.

Para Edon Maxhunit në Eurobasket luajtën, Ermal Kuqo me fanellën e Turqisë, Dardan Berisha me Poloninë dhe Kenan Spahiu gjithashtu me Turqinë. Maxhuni per Asistin tregoi se si ndihet për faktin që është i katërti dhe i vetmi shqiptar që do luaj në këtë Eurobasket dhe dëshirën e tij për të ardhmen.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.