Basketboll

PEJA DHE YLLIN, MASIN FORCAT SONTE NË ”KARAGAÇI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet sfida e fundit e mbetur nga xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës, ku na pret një duel shumë interesant.

Bëhet fjalë për sfidën në mes të Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Këto dy skuadra pasi nuk arritën të fitojnë Kupën, do të përqendrohen 100 % në kampionat, me synimin për të triumfuar në fund.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në platformën nr.1 në vend Artmotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Ndeshje e mbetur nga xhiro 20

E mërkurë

19:00 Peja – Ylli.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.