Basketboll

KB BASHKIMI NDAN RRUGËT ME ENDRIT HYSENAGOLLIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti shqiptar, Endrit Hysenagolli nuk do të jetë më pjesë e skuadrës prizrenase, KB Bashkimi.

Me kërkesën e lojtarit për tu kthyer në Shqipëri, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin e deritanishëm dhe sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, me të nisur kampionati në basketbollin shqiptar, Hysenagolli do të bashkohet me ekipin e Teutës.

Hysenagolli në 8 ndeshje me Bashkimin sivjet, pati double-double mesatare prej, 15.1 pikëve, 13.8 kërcimeve e 1.6 asisteve për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.