Basketboll

EFESI FITON THELLË DERBIN E SKUADRAVE TURKE NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e skuadrave turke nga Stambolli në Euroligë i ka takuar Efesit që ka mposhtur thellë Fenerbahçen.

Skuadra e vjetër turke e Efesit, ka triumfuar në udhëtim te Fenerbahçe me rezultat shumë të thellë dhe realisht të parpitur, 74-106.

Duhet cekur se nga fillimi e deri në fund, ekipi i drejtuar nga Ergin Ataman e kontrolloi sfidën dhe e pati avantazhin në anën e vet e fitorja erdhi natyrshëm.

Serbi Vasilije Micic me plotë 37 pikë, ishte më i dalluari në fitoren e Efesit sonte, ndihmuar edhe nga Rodrigue Beaubois me 14 sosh.

Te Feneri me lojë të mirë u veçuan, Nando DeColo me 24 pikë e Jan Veseley me 18 sosh.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.