Basketboll

RIVALËT E VJETËR PËRBALLEN SONTE NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 21-të e Superligës së Kosovës te meshkujt, starton sot me ndeshje mjaftë interesante në program.

Takimi i parë do të jetë mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Skuadra prizrenase ka dhjetë fitore dhe nëntë humbje, ndërsa ajo prishtinase gjashtë fitore dhe 14 humbje, duke u renditur në vendin e shtatë në tabelë.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 21

E shtunë

17:00 Bashkimi – Prishtina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.