61 PIKË DALLIM, MH PRISHTINA DËRRMON ISH-ANËTARIN E SUPERLIGËS

0

Prishtinë(AsistiOnline) – Me plotë 61 pikë dallim, është mposhtur para pak çasteve ish-skuadsra e Superligës së Kosovës në stinorin e kaluar, Feronikeli.

Marigona Hill Prishtina që drejtohet nga Dritëro Sefaja, ka arritur të mposhtë thellë sonte skuadrën e Feronikelit me shifrat e thella dhe finale të sfidës, 121-60.

Basketbollistët që spikatën më së shumti sonte në këtë fitore të kryeqytetasve ishin: Ilir Hasani me double-double(30pk, 13krc), Edin Peci me 26 pikë, Arbnor Haliti me 18 pikë, Diart Gashi me 15 pikë dhe Aron Laja me 10 pikë.

Te Feronikeli që sonte u paraqit me vetëm 8 basketbollistë, Altin Selmancena realizoi 23 pikë, kapiteni Valdet Shala luajti me double-double(17pk, 13krc) dhe Edison Gashi luajti poashtu me double-double(10pk, 10krc).

Pas xhiros së 13-të, MH Prishtina pozicionohet e 4-ta me 22 pikë, 9 fitore e 4 humbje. Ndërsa, Feronikeli mbetet i 8-ti me 16 pikë, 3 fitore e 10 humbje.

Në xhiron e radhës, MH Prishtina luan në udhëtim te Drita e Feronikeli takohet me As Prishtinën.

/AsistiOnline.com/