Basketboll

DERBI I XHIROS ZHVILLOHET SONTE NË SUHAREKË

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës luhet sonte mes dy skuadrave që sivjet pretendojnë titullin e kampionit.

Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni të dy skuadrat që kanë grumbulluar nga 35 pikë apo 14 fitore dhe shtatë humbje, duke u renditur në vendin e parë, përkatësisht të dytë. Takimi pritet të jetë shumë interesant dhe do të mësohet se kush do të kryesojë e vetme në tabelë.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 22

E shtunë

19:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.