Basketboll

ISH-TRAJNERI I VËLLAZNIMIT, MALINKOV MERR DREJTIMIN E PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës është bërë me trajner të ri, pas dorëheqjes së Dragan Radoviçit ditë më parë.

Trajneri që udhëhoqi me Vëllaznimin e Gjakovës deri në xhiron e 19-të me bilanc prej 4 fitoreve e 15 humbjeve, ishte shkarkuar nga skuadra gjakovare pas 8 humbjeve rradhaz, tash me drejtimin e skuadrës më të trofeshme në vend, Sigal Prishtina.

37 vjeçari i lindur në Kavadarci të Maqedonisë së Veriut, që shërbeu si ndihmës i parë në Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, karrierën si trajner fillimisht e kishte nisur si ndihmës tek skuadra maqedonase, Feni Industries(2006-2013), ndërsa nga viti 2013 e mori rolin e kryetrajnerit tek e njejta skuadër deri më 2019 dhe në stinorin e fundit e drejtoi skuadrën tjetër maqedonase, Pelister.

Me Malinkovin në krye, Sigal Prishtina do të mundohet ti ikë fundit të renditjes në Superligën e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.