Basketboll

PUNTER FANTASTIK, MILANO FITON DERBIN NDAJ CSKA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Olimpia Milano e ka fituar njërën prej ndeshjeve kryesore të xhiros në Euroligë.

Skuadra nga qyteti i modës, ka triumfuar në udhëtim te gjiganti rus, CSKA Moska me rezultatin, 76-84.

Kevin Punter ishte i jashtëzakonshëm në këtë fitore për Milanon, duke realizuar 32 pikë, ndihmuar edhe nga Shavon Shields që shtoi 14 sosh.

Te CSKA-ja s’mjaftuan për fitore, Mike James me 21 pikë e as Tornike Shengelia me 20 sosh.

Me këtë fitore, Milano ngjitet në pozitën e dytë me 19 fitore e 10 humbje. Ndërsa, CSKA-ja gjendet e 3-ta me 18 fitore e 10 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.