Basketboll

RC COLA DRITA FITON DERBIN E XHIROS NDAJ MH PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i xhiros në Ligën e parë i ka takuar, RC Cola Dritës që ka mposhtur sonte ekipin e Marigona Hill Prishtinës.

Gjilanasit kanë arritur të të triumfojnë me vështirësi ndaj MH Prishtinës dhe me shifrat finale, 93-81.

Skuadra vendase e Dritës e dominoi këtë sfidë, duke i fituar tri periodat kryesore të ndeshjes(30-19, 22-27, 18-14, 23-21) edhe pse në disa momente, MH Prishtina arriti që ta ngushtonte rezultatin, por pa arritur të bëjë diç më shumë.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Dritës sonte: Xzavier Barmore e Arian Mehmeti me nga 30 pikë, Qëndrim Demi me 13 pikë e Bardh Jakupi me 12 sosh.

Te MH Prishtina s’mjaftuan për fitore: Eliot Peci me 25 pikë, Visar Ejupi me 20 pikë dhe Ilir Hasani me 17 sosh.

Pas kësaj ndeshje, Drita pozicionohet e para në tabelë me 27 pikë, 13 fitore e 1 humbje. Ndërsa, MH Prishtina mbetet e 4-ta me 24 pikë, 10 fitore e 4 humbje.

Në xhiron e radhës, Drita e pret Feronikelin e MH Prishtina e zhvillon derbin lokal ndaj Prishtinës së Re.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.