Basketboll

BASHKIMI – YLLI, PËRBALLJA E DYTË E DITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e dytë e ditës në Superligën e Kosovës, zhvillohet sonte në ”Sezai Surroi” të Prizrenit.

Bashkimi, që nuk është në formë të mirë përballet me Golden Eagle Yllin, që në xhiron e fundit pësoi humbje nga Ponte Prizreni. Prizrenasit ndodhen në vendin e pestë me 32 pikë, derisa therandasit në vendin e dytë me katër pikë më shumë.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 23

E shtunë

19:00 Bashkimi – Ylli.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.