Basketboll

NDAHET NGA JETA THEMELUESI DHE TRAJNERI I LIPJANIT, PAJAZIT OLLURI

Prishtinë(AsistiOnline) – Eshtë ndarë nga jeta trajneri dhe punëtori i palodhshëm i basketbollit lipjanas e në veçanti KB Lipjanit, Pajazit Olluri.

Pajaziti i cili ishte edhe themelues i KB Lipjanit, punoj shumë me të gjitha gjeneratat dhe mbajti “gjallë” klubin e Lipjanit edhe atëherë kur ishte më së vështiri.

Njoftimin për vdekjen e Ollurit e ka bërë të ditur skuadra e Lipjanit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit dhe të cilit ai ja kushtoi një pjesë të madhe të jetës.

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që sot u nda nga jeta trajneri dhe punëtori i palodhshëm i basketbollit Lipjanas e në veçanti KB Lipjanit, Pajazit Olluri. Për më shumë edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndihmoj nga afër edhe në periudhat më të mira klubin, inkuadrimin në Superligë në vitin 2018 dhe qëndrimin aty për dy vite rresht. Do mbetet i respektuar dhe i kujtuar gjithmonë nga gjithë sportistët e në veçanti nga klubi që e themeloj vet, KB Lipjani”, thuhet në njoftimin e skuadrës lipjanase.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.