Basketboll

RAHOVECI FITON DRAMËN NË KRYEQYTET, HUMBJA E PARË E MALINKOVIT ME PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit sonte e ka fituar përballjen dramatike ndaj Sigal Prishtinës në Pallatin e Sporteve në kryeqytet.

‘Vreshtarët’ kanë arritur të mposhtin Prishtinën me rezultat të ngushtë, 77-81.

Prishtina e nisi më miër duelin, duke fituar çerekun e parë, 20-17, ndërsa në të dytin skuadrat luajtën me baraspeshë të madhe dhe kjo periodë u mbyll baraz, 22-22 e skuadrat shkuan në pushim me 3 pikë avantazh për vendasit.

Në pjesën e dytë, Rahoveci u tregua më i vëmendshëm, duke fituar dy periodat që ishin vendimtare me rezultat të ngushtë(16-20, 19-22) dhe fitorja erdhi edhe pse me shumë telashe.

Tre basketbollistë e kishin rolin kyç në fitoren e Rahovecit sonte: I zakonshmi Darrell Davis me double-double(31pk, 11krc), Ed Daniel me 24 pikë dhe Alban Veseli me 15 pikë.

Te Prishtina s’mjaftuan për fitore: Nigel Johnson me 22 pikë, Tevin Mack me 20 pikë, Seth leday me 17 pikë e Fisnik Rugova me 10 sosh.

Pas kësaj fitore, Prishtina gjendet e 6-ta në tabelë me 33 pikë, 9 fitore e 15 humbje. Ndërsa, Rahoveci ngjitet së paku përkohësisht në pozitën e dytë me 39 pikë, 15 fitore e 9 humbje.

Në xhiron e rradhës, Rahoveci i shkon Ponte Prizrenit e Prishtina luan në udhëtim te Ylli.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.