VUSHTRRIA FUNDOS LIPJANIN
Prishtinë(AsistiOnline) – KB Vushtrria e ka arritur një fitore mjaftë të rëndësishme, pak xhiro para fundit të stinorit të rregullt në Ligën e parë.
Vushtrriasit kanë triumfuar ndaj Lipjanit me rezultat final, 61-78.
Në këtë fitore që nuk ishte e lehtë për vushtrriasit sonte u dalluan: Erhan Sholla me 29 pikë, Butrint Zabergja me double-double(12pk, 18krc) e Parart Zeqiri me 13 pikë.
Te Lipjani s’mjaftuan për fitore, kapiteni Fazli Vitia me 18 pikë, Arjanit Krasniqi me 17 pikë e Besmir Nuli me 13 pikë.
Përkundër fitores, Vushtrria mbetet në pozitën e 6-të me 22 pikë, 7 fitore e 8 humbje. Ndërsa, Lipjani mbetet i fundit me 16 pikë, 1 fitore e 14 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Vushtrria e pret Megasportin e Lipjani i shkon As Prishtinës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.