Basketboll

DY TRAJNERË TË SUPERLIGËS ME DËNIME NGA XHIRO E 25-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë vikendit që lamë pas është zhvilluar xhiro e 25-të e Superligës së Kosovës në Basketboll te meshkujt.

As kjo xhiro nuk ka kaluar pa dënime të shqiptuara nga FBK-ja, për thyerjen e rregullave gjatë ndeshjeve të zhvilluara.

Dy trajnerë të skuadrave të ndryshme të Superligës, janë dënuar këtë xhiro me të holla.

Fatih Gezer i Golden Eagle Yllit, konform nenit 50.2 të PG është dënuar me 150 euro.

Ndërsa edhe Ljupco Malinkov i Sigal Prishtinës, poashtu konform nenit 50.2 të PG është dënuar me 150 euro.

Dënime të tjera nga kjo xhiro nuk ka pasur.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.