Basketboll

HOUSTONI FITON PAS PLOTË 20 HUMBJEVE RADHAZI, MPOSHTIN ISH-KAMPIONËT

Prishtinë(AsistiOnline) – Rikthimi i Christian Ëood e riktheu skuadrën e Houston Rockets në binarë, “Raketat” fituan në Toyota Center kundër rivalëve të Toronto Raptors me rezultatin 117-99 në një ndeshje që ishte e baraspeshuar gjatë gati gjithë kohës.

Deri në çerekun e katërt gjithçka ishte e baraspeshuar, me skuadrën e Houston që u fut në 12 minutëshin e fundit me vetëm 2 pikë diferencë, por në saje të lojës së mirë dhe dëshirës së madhe për fitore e ngriti avantazhin në +18 për të fituar në fund duelin me rezultatin përfundimtar: Toronto Raptors 99-117 Houston Rockets.

John Wall shkëlqeu duke arritur një triple-double prej 19 pikëve, 10 kërcimeve dhe 11 asistimeve, teksa mirë u paraqitën edhe Jea’Sean Tate më 22 pikë dhe Broën e Ëood me 20 dhe 19 sosh.

Toronto tashmë ndodhet në pozitë të palakmueshme në lindje dhe mbeten jashtë edhe zonës së “Play In”, teksa në anën tjetër Houstoni gati nuk ka asnjë shancë për të arritur pozitat e larta në tabelë, mirëpo kjo fitore rikthen besimin tek lojtarët dhe fansat se të paktën nuk do jenë në fund të perëndimit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.