KOLJEVIÇ LARGOHET NGA TREPÇA E KONFIRMON LOJTARI!
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët e huaj më në zë që ka ardhur viteve të fundit në basketbollin e Kosovës, Ivan Koljeviç është larguar nga Trepça.
Lajmin për këtë ndërprerje të marrëveshje e ka konfirmuar edhe vetë lojtari në fjalë, ”Duhet të largohem për arsyje të familjes. Faleminderit KB Trepça për momente të paharruara dhe fat të mirë për organizimin e basketbollit të Kosovës”, ka shkruajtur Koljeviç.
Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, Koljeviç është larguar nga skuadra e Trepçës me marrëveshje të dyanshme.
36 vjeçari nga Cetinje u paraqit me ”minatorët” në 10 ndeshje, duke luajtur me mesatare, 20.5 pikë, 9.6 asiste e 4.8 kërcime për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.