Basketboll

NEW BASKETI FITON DHE NGJITET NË POZITËN E TRETË

Prishtinë(AsistiOnline) – KB New Basket e ka fituar duelin e parë të xhiros së 16-të në Ligën e parë.

Prizrenasit triumfuan në udhëtim te Feronikeli me rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 72-101.

Ndeshja nisi më mirë për Feronikelin që e fitoi çerekun e parë, 24-21, por kjo ishte krejtë ajo çfarë u pa nga vendasit, ngase mysafirët e New Basketit morrën kontrollin e ndeshjes dhe fituan tre periodat e rradhës(11-21, 9-26, 28-33), për ta fituar takimin me meritë.

Individët më të dalluar në fitoren e prizrenasve sonte ishin: Bardhi Rexha me double-double(30pk, 18krc), Ardit Memqaj me 17 pikë, Drini Rexha me 16 pikë, Butrint Bajraktari me 13 pikë dhe Enes Huduti me double-double(12pk, 13krc).

Te Feronikeli me lojë të mirë u dalluan, Altin Selmancena me 23 pikë, Valdet Shala me 21 pikë e Edison Gashi me 10 sosh.

Pas kësaj fitore, New Basketi ngjitet në pozitën e 3-të me 26 pikë, 10 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Feronikeli mbetet i 9-ti me 18 pikë, 3 fitore e 12 humbje.

Në xhiron e ardhshme, New Basketi i shkon Lipjanit e Feronikeli luan ndaj Prishtinës së Re.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.