Basketboll

FITORJA E RRADHËS PËR LIDERIN E LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Forma e mirë e liderit të Ligës së parë, RC Cola Dritës ka vazhduar edhe në këtë xhiro që po zhvillohet në mesjavë.

Gjilanasit sonte kanë triumfuar në udhëtimin e tyre në kryeqytet ndaj Prishtinës së Re, 76-86.

Duhet cekur se ndeshja ishte mjaftë interesante, sidomos në tri periudhat e para me skuadrat që luajtën shumë barabartë dhe çereku i tretë u mbyll baraz, 58-58, por që në periodën vendimtare, mysafirët morën kontrollin e ndeshjes dhe e fituan atë.

Xzavier Barmore me 35 pikë ishte koshashënuesi më i mirë në këtë fitore të Dritës, ndihmuar edhe nga Arian Mehmeti me 23 pikë, si dhe Gent Shala e Qëndrim Demi me nga 10 sosh.

Te Prishtina e Re s’mjaftuan për fitore: Agim Hamiti me 20 pikë, Luftim Cikaqi me 18 pikë, Art Islamaj me 15 e Mërgim Jakupi me 13 sosh.

Pas kësaj fitore, Drita arrin në kuotën e 31 pikëve, me 15 fitore e vetëm 1 humbje. Ndërsa, Prishtina e Re mbetet në pozitën e 8-të me 19 pikë, 3 fitore e 13 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Drita e luan derbin ndaj Istogut e Prishtina e Re e pret Feronikelin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.