Basketboll

BOSTONI NUK E RIKTHEN DOT REZULTATIN KUNDËR NEW ORLEANSIT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshje super interesante dhe atraktive u zhvillua edhe në palestrën ikonike “TD Garden”, aty ku u ballafaquan New Orleans Pelicans dhe Boston Celtics. Ky duel ishte tejet i barabartë teksa pati shumë kthesa në rezultat për të përfunduar krejt në fund me fitoren e Pelicans 115:109.

Jason Tatum pati paraqitje impresive duke shënuar 34 pikë, por pjesa tjetër e skuadrës nuk treguan veten teksa me mungesën e Jaylen Brown u vërejt çartë mungesa e një fundori shënues tek skuadra e Brad Stevens. Nga ana tjetër tek fituesit me lojë të mirë u veçuan të përhershmit Zion Williamson(28 pikë, 8 kërcime) dhe Brandon Ingram (25 pikë, 9 asistime) teksa mirë luajti edhe Josh Hart me 15 pikë dhe 15 kërcime.

Për “Pelikanët” kjo ishte fitorja e 21-të sezonale me skuadrën që tani futet në garë për playoff teksa në anën tjetër Celtics tashmë rrezikohen në lindje nga skuadrat ndjekëse. 

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=89ZeVq5AepI

Komentet janë të mbyllura.