Basketboll

EKSKLUZIVE: KY PRITET TË JETË FORMATI I LIGËS UNIKE PËR SIVJET

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një periudhe të gjatë pritje, duket se Liga Unike e basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë më në fund do të fillojë.

Startin e saj gjatë ditës së djeshme e ka paralajmëruar, vetë faqja zyrtare e Ligës Unike nëpërmjet një video promo në të cilën bie në sy muaji prill si citim kryesor i saj.

Nga burime të afërta me drejtuesit e kësaj gare, AsistiOnline.com ka mësuar jo zyrtarisht se është vendosur edhe për formatin e sivjetmë që pritet të luajnë ekipet kosovare në këtë garë.

Ky edicion i jashtëzakonshëm i Ligës Unike, pritet të luhet në një format sikurse ai i Kupës së Kosovës me 8 skuadra që do të luajnë fillimisht në çerekfinale, gjysmëfinale dhe në fund me finale.

Sigurisht që shumë shpejtë, drejtuesit e Ligës Unike pritet të dalin edhe me njoftim zyrtar rreth kësaj çështje që ka mbetur pezull tash e sa kohë.

Të kujtojmë se Liga Unike e basketbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë u krijua më 10 shtator të vitit 2020 me një ceremoni zyrtare në Tiranë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.