Basketboll

ISH-FUNDORI AMERIKAN I BASHKIMIT, TRANSFEROHET NË ELITËN SHQIPTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i huaj i skuadrës kosovare të Bashkimit, Theron Bussey është bërë me klub të ri.

30 vjeçari nga SHBA-të, është transferuar tek skuadra nga elita shqiptare, Goga Basket të cilët aktualisht janë liderë të tabelës në Shqipëri.

Bussery vije te skuadra durrsake nga skuadra elitare suedeze, ”Jamtland” me të cilët luajti në 5 ndeshje dhe pati mesatare prej, 6.4 pikëve, 2.4 asisteve 2.4 kërcimeve për ndeshje.

Vlen të ceket se fundori amerikan ishte pjesë e Bashkimit të Prizrenit gjatë stinorit 2015/16 dhe atë kohë luante me mesatare, 14.8 pikë, 3.7 asiste e 3.4 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.