Basketboll

PENZA PËR FINALE, PRISHTINA PËR BARAZIM SERIE

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë e ”play off”-it të Superligës së Femrave.

Bëhet fjalë për duelin, Penza-Prishtina, ku të dy skuadrat kishin pikë të barabarta (33) në edicionin e rregullt, por prishtinaset ishin më të mira në ndeshjet direkte.

Duelin e parë në Prishtinë e fituan vashat pejane 60:71 dhe nëse fitojnë edhe sot kualifikohen në finale, kurse nëse fiton skuadra prishtinase, atëherë do të zhvillohet ndeshja e tretë.

Takimi do të transmetohet në Platformën numër një në vend, ArtMotion.

Ndeshja zhvillohet në ”Karagaçi” të Pejës dhe nisë nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.