Basketboll

SOT GJYSMËFINALET E DYTA TË LIGËS SË PARË, MUND TË MËSOHEN FINALISTËT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të Ligës së parë me katër skuadra që po kërkojnë Superligën.

Në ndeshjen e parë e cila fillon nga ora 16:00, Marigona Hill Prishtina do të ndeshet me RC Cola Drita. Në sfidën e parë gjilanasit shënuan fitore 88:82, dhe nëse fitojnë edhe sot do të kualifikohen në finale.

Në gjysmëfinalen tjetër e cila starton nga ora 17:00, do të ballafaqohen AS Prishtina dhe Istogu. Në takimin e parë istogasit fituan 95:81, ku istogasit shpresojnë të fitojnë dhe të kalojnë në finale, derisa prishtinasit për të barazuar shifrat, në mënyrë që fituesi të vendoset në ndeshjen e tretë. Kjo ndeshje do të transmetohet edhe në Artmotion.

Skuadra që shënon dy fitore do të kualifikohet në finale, ku po ashtu skuadra që shënon dy fitore do të inkuadrohet në Superligë, derisa finalisti do të luajë me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.