Basketboll

FUND DRAMATIK NË NDESHJEN DENVER – PORTLAND, KJO SKUADËR FITOI ME VETËM NJË PIKË DALLIM!

Prishtinë(AsistiOnline) – Nga fillimi e deri në fund u vërejt lojë e baraspeshuar dhe interesante, teksa asnjëher të vetme nuk pati diferenca të mëdha në rezultat dhe çdo herë gjithçka ishte e hapur rreth dilemës të skuadrës fituese.

Denver Nuggets i’a doli që të marr fitoren e 38 sezonale në “Moda Center” ndaj vendasëve të Portland TrailBlazers, kjo falë edhe huqjes në sekondat e fundit të Norman Powell.

Rezultati përfundimtar i kësaj përballje ishte 106:105 teksa çereku i parë tregoi se sa e zjarrtë dhe spektakolare do të jetë ndeshja me skuadrat që e nisën në formë të lartë dhe po në formë të lartë përfunduan 12 minutat e para. Në vazhdim pati disa ngecje, teksa Portlandi arriti të shkoj deri në +10 epërsi, por jo edhe ta ruaj epërsinë pasi në fund Nuggets triumfuan.

Nikola Jokiç ishte më i merituari tek skuadra e tij duke mbyllur ndeshjen me 25 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime teksa u ndihmua mjaftë shumë edhe nga Michael Porter Jr. që realizoi 17 pikë dhe mori 4 kërcime. Nga ana tjetër nuk mjaftoi rikthimi në parket e as paraqitja e mirë e Damian Lillard që shënoi 22 pikë dhe ishte më i miri tek Portlandi.

Ndeshjen e radhës skuadra e Denver Nuggets e luan përballë Golden State Warriors kurse Portlandi ndeshet me Memphis Grizliess, kundërshtarët direkt për inkuadrim në playoff ose jo.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=wb2J7eAllR0

 

Komentet janë të mbyllura.