Basketboll

SONTE NDESHJA E TRETË FINALE E SUPERLIGËS SË FEMRAVE

Bashkimi dhe Penza do të përballen sonte (e enjte) në ndeshjen e tretë finale të “Play-off”-it në Ligën e Femrave.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00 dhe do të transmetohet në ArtMotion.

Në takimin e parë, Penza fitoi në Prizren me rezultat 63:84, kurse në Pejë fituan vashat nga Prizreni me rezultat 65:70, edhe pse ishin duke humbur me 18 pikë dallim. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Ligës së Femrave.

Këto dy skuadra ishin ndeshur edhe katër herë në garat e rregullta, ku tri fitore i shënoi Bashkimi, ndërsa një Penza.

Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në këtë edicion dhe kështu pritet edhe sonte në Prizren, ku të dy skuadrat do të mundohen të shënojnë fitore dhe të kalojnë në epërsi.

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.