Basketboll

PEJA APO PONTE PRIZRENI DO TË MARRIN AVANTAZHIN E SERISË?

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale në Superligën e Kosovës mes Pejës dhe Ponte Prizrenit.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Prizren me Ponten që pati avantazhin e terenit, dy ndeshjet e rradhës tashmë zhvendosen në Pejë dhe skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finalen e madhe.

Ndeshjen e parë e fitoi Peja me shifrat 92:100, ndërsa takimin e fundit e fituan prizrenasit 112:111 pas vazhdimeve me një tre pikësh nga Divine Myles në sekondat e fundit.

Takimet mes tyre ishin shumë interesante, duke dhuruar lojë të bukur dhe atraktive, e kështu pritet edhe sot në ”Karagaçi” nga ora 17:00.

Ndeshja do të transmetohet direkt në Artmotion e si zakonisht, rezultatin pas çdo çereku por edhe raportin final të ndeshjes do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.