Basketboll

NETS ME RIKTHIM SENZACIONAL, FITOJNË SI MYSAFIRË TË NUGGETS!

Prishtinë(AsistiOnline) – Denveri po shkonte drejt fitores së radhës dhe mbylli pjesën e parë me epërsi prej +15, por basketbollistët e Brooklyn Nets kishin plane tjera. “Njujorkezët” shpërthyen në hyrje të çerekut të tretë duke arritur të kthehen kështu në lojë dhe ta ngushtojnë disavantazhin teksa më pas pak minuta para përfundimit të duelit kaluan edhe në epërsi prej +4, epërsi kjo që mjaftoi në fund për fitore 125:121.

Nuggets ndonëse me mungesa të mëdha fasionuan me paraqitjen e mirë në dy çerekët e parë kur realizuan plotë 71 pikë, por më pas stagnuan në pjesën e dytë ku u dominuan nga favoritët për të fituar titullin e këtij edicioni.

Kevin Durant ishte lojtari kryesor në fitore me 33 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime teksa formë të lartë shfaqën edhe Kyrie Irving me 31 pikë dhe Blake Griffin që shtoi 20 sosh.

Kjo fitore e rikthen skuadrën e drejtuar nga Steve Nash në pozitën e dytë të lindjes, por që kanë një ndeshje më shumë të luajtur se sa Milwaukee dhe që nuk do të dihet deri në fund se cila skuadër do e mbyllë sezonin në rregullt në këtë pozicion. Denveri nga ana tjetër mbetet në pozitën e katërt të perëndimit.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=bRcwej_TC1Y

Komentet janë të mbyllura.