Basketboll

KJO ËSHTË 5-SHJA MË E MIRË E STINORIT NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Si rezultat i votimit që përfshinte tifozët, mediat dhe për herë të parë në historinë e garave edhe trajnerët kryesorë dhe kapitenët e skuadrave, është përzgjedhur pesëshja më e mirë e stinorit në Euroligë.

Vladimir Lucic nga skuadra historike e Bayernit që për herë të parë arriti sivjet në ”play off”. Vasilije Micic nga skuadra e Efesit, Kevin Pangos nga skuadra e Zenitit, Nikolla Mirotiç nga Barcelona dhe Walter Tawares nga Real Madridi, janë zgjedhur si pesëshja më e mirë e stinorit në Euroligë.

Në këtë përzgjedhje bien në sy dy basketbollistë serbë, Vladimir Lucic dhe Vasilije Micic.

Natyrisht që kjo vlen vetëm për pjesën e rregullt të stinorit, ndërsa për ”final four” do të ketë një përzjedhje të re për basketbollistët.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.