Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
SIMPATIKU YOUNG VENDOS, ATLANTA MPOSHT KNICKSIN – AsistiOnline
Basketboll

SIMPATIKU YOUNG VENDOS, ATLANTA MPOSHT KNICKSIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Në një ndeshje të jashtëzakonshme dhe me përcaktues të fituesit në sekondin e fundit, Atlanta e ka nisur me fitore ”play off”-in e NBA-së.

Hawks kanë mposhtur në çerekfinalen e parë, ekipin e New York Knicks me rezultat tepër të ngushtë të sfidës 105-107, duke vërtetuar se kjo seri mes tyre do të jetë tepër interesante.

Trae Young ishte vendimtar me shënimin e tij me ‘floater’ 0.9 të qindat e sekondit të fundit, siç edhe mund ta shihni edhe në përmbledhjen e ndeshjes mëposhtë.

Pikërisht Young e udhëheqi skuadrën e Atlantas edhe me shënime, duke realizuar 32 pikë, 10 asiste e 7 kërcime i ndihmuar edhe nga serbi Bogdan Bogdanovic me 18 pikë.

Te Knicks s’mjaftuan për fitore, Alec Burks me 27 pikë e Derrick Rose me 17 pikë.

Atlanta tash merr avantazhin fillestar të serisë çerekfinale të Konferencës Lindore ndaj Knicks në 1-0 e skuadra që arrin katër fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.