Basketboll

PHILADELPHIA THELLON SERINË NDAJ WASHINGTONIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Philadelphia Sixers e ka arritur edhe fitoren e dytë rresht në serinë çerekfinale të konferencës lindore në NBA ndaj Washingtonit.

Sixers kanë mposhtur Wizardsin me rezultat tejet të thellë dhe përfundimtar 120-95.

Joel Embiid e Ben Simmons me nga 22 pikë secili, por edhe Tobias Harris me 19 sosh, ishin tre individët më të dalluar në këtë fitore te Sixers.

Te Wizards s’mjaftuan për fitore, Bradley Beal me 33 pikë e Daniel Gafford me 11 sosh.

Me këtë fitore dhe thellim serie në  2-0, Sixers i afrohen kalimit në gjysmëfinale të konferencës lindore në NBA dhe për këtë gjë, ju duhen edhe dy fitore ndaj Wizards.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.