Basketboll

HISTORIKE: BOSNJA NË ÇEREKFINALE TË EUROBASKETIT PËR FEMRA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bosnje Hercegovinës e ka shkruajtur historinë e basketbollit për femra në shtetin e vet, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të një Eurobasketi.

Vashat boshnjake të prira nga tekniku Goran Lojo, kanë triumfuar ndaj Kroacisë me rezultatin e përgjithshëm 80-69, duke arritur kështu një sukses historik në arenën ndërkombëtare.

Lojtaret më të dalluara në këtë sukses historik të vashave boshnjake sonte ishin: Jonquel Jones me 24 pikë, Nikolina Babic me 16 e Miljana Dzombeta me 14 sosh.

Tek ato kroate s’mjaftuan për fitore, Ivana Dojkic me 22 pikë e Ivana Slonjsak me 14 sosh.

Në çerekfinale vashat boshnjake do të ketë punë të vështirë me Francën.

Përderisa, Kroacia eliminohet nga ky Evropian.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.