ZYRTARE: PRISHTINA NËNSHKRUAN ME QENDRËN E FUQISHME FRANCEZE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme në basketbollin tonë, Sigal Prishtina e ka prezantuar përforcimin e parë të huaj për edicionin e ri.
Kryeqytetasit kanë nënshkruajtur me qendrën franceze, Alioune Tew.
Basketbollisti i gjatë 2.06 centimetra në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës spanjolle, ”Melilla” tek të cilët luajti në 18 ndeshje luajti me mesatare 2.9 pikë e 3.4 kërcime për ndeshje.
29 vjeçari ka përvojë të konsiderueshme edhe në liga të tjera të fuqishme si: USA, Francë, Britani, Zvicërr e Katar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.